Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme, teksa një 49 vjeçar është goditur nga një makinë e tipi ‘Fiat’ që drejtohej nga një i ri 26 vjeç.

Shtetasi me inicialet A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi:

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi  Gj. Gj. 26 vjeç,  ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.  Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme.

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit