Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e  sotme në aksin rrugor Elbasan- Librazhd,  në fshatin Mengël, ku makina tip “BMW” është aksidentuar me nbjë makinë tip “Volkswagen” dhe me një motoçikletë. Drejtuesi i makinës “BMW” G.Sh., 30 vjeç,  banues në fshatin Mengël, dhe drejtuesi i “Volkswagen”-it, H.S., 31 vjeç, banues në fshatin Shushicë të  Elbasanit fatmirësisht nuk janë lënduar.

Kurse  drejtuesi i motoçikletës, K.Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por akoma nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Sipas policisë, grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./shqiptarja/