Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, ku automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin I. A., 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin I. A., 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

Shtetasi I. A. është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
Elbasaninews.al