Aktorja e njohur Christina Riçi ka bërë kërkesë për një urdhër ndalimi ndaj burrit të saj James Heerdegen. Pas episodeve të shpeshta të dhunës nga bashkëshorti, Christina i është drejtuar policisë edhe gjykatës, pasi druhej për jetën e saj dhe të djalit të saj 6-vjeçar.

“Unë kisha frikë të flija natën. Ai më kapi kyçet dhe duart, më tërhoqi zvarrë dhe më përplasi trupin në oborr. Kam pësuar prerje, mavijosje dhe dëmtime të kofshës, gjë që edhe sot më shkakton dhimbje,” është shprehur ajo.

/Descript.al/