Duke prezantuar kandidatet për Deputete të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama tha se politika është një mundësi për të mundura gjëra që duken të pamundura, për t’i bërë gjërat më mirë dhe përmes politikës, bëhen gjërat që më vete njerëzit nuk i bëjnë dot.

“Ka një arsye se përse Etilda është këtu sot. Një student e shkëlqyer, një aktiviste ambicioze për të drejtat e njeriut në komitetin e Helsinkit. Më pas kontributore në procesin e hartimit të reformës në drejtësi. Më pas zv.ministre në qeverinë e përqafimit tim me Lulin dhe sot Ministre e Drejtësisë dhe deputete. Përsëri rruga e një vajze, më pas një gruaje, që beson tek merita, tek puna dhe që beson se politika është një mundësi për të mundura gjëra që duken të pamundura”,-tha Rama.

“Ka një arsye se përse këtu janë Luljeta dhe Najada. Asnjëra as tjetra nuk vijnë nga rruga e militantizmit, apo nga rruga e një karriere politike brenda partisë. Të dyja vijnë nga dy rrugë të jetës, që në dy moment të jashtëzakonshme bashkuan shqiptarët dhe i bënë të ndjejnë shqiptarët afër njëri tjetrin dhe ta kërkojnë njëri-tjetrin, pa menduar fare se kush jam unë e kush je ti, jam i majtë apo i djathtë, pasi edhe virusi dhe tërmeti nuk panë majtas apo djathtas dhe në ato dy momente, shqiptarët u bashkuan dhe ja ku jemi sot, por në rrugën për të dalë nga rrënojat e tërmetit, në rrugën për të tejkaluar plagët dhe lotët e pandemisë, shqiptarët patën udhëheqësit e tyre shpirtëror. Luljeta dhe Najada janë dy prej tyre. Dy prej tyre”,- tha Rama.

“Ka një arsye se përse këtu është Klodi…Është një kampione. Klodi ishte çuni i skuadrës së vajzave të Tironës në basketboll. Kërcente më shumë nga të gjitha, dhe nuk i dilte dot njëri përpara. Më kujtohet i ndjeri profesor i im, Feti Borova, trajneri jonë, se ne luanim në pallatin e sportit edhe ndeshjen në fillim e luanin vajzat, më pas ne. Më thotë një ditë, dëgjo të dielën luan Tirana me Vlorën, Vlora ishte shumë e fortë. Ishte kompeticion i madh, shiko duhet të shkosh përpara dhe shiko Klodin, si lëviz brenda në zonë, se ne kishim të njëjtin rol, luanim në qendër. E pashë Klodin me shumë admirim në atë kohë. Më tej Klodi ka vijuar jetën e saj profesionale, por duke qenë kampione e lindur, nuk mund do të rrinte brenda kornizës së punës së saj të përditshme si pedagoge, por ka edhe motivacionin e brendshëm të përfshihet për t’i bërë gjërat më mirë përmes politikës dhe përmes politikës, bëhen gjërat që më vete njerëzit nuk i bëjnë dot”,- tha Rama.

“Jam shumë krenar që Klodi është këtu sot me ne. Siç jam shumë krenar që këtu sot bashkë me ne është Klodi tjetër. Klodi tjetër vjen nga një tjetër histori, historia e vajzave dhe djemve që u angazhuan me forume të rinjsh, studentësh dhe sot është këtu me ne një vlerë e padiskutuar e skuadrës sonë, qoftë në mandatin që po mbyllet, me rolin e veçantë që ka luajtur në parlament, si deputete e komisionit të ligjeve, ku ka shumë deputetë, por jo të gjithë udhëheqin, jo të gjithë ulen e hartojnë planin e rrugës për të arritur rezultatin. Jo të gjithë shkruajnë siç duhet ligjet. Klodi është nga ata pak. Ermonela është krejt histori tjetër.  Më kujtohet që donim të gjenim patjetër një grua për Beratin. Mua më folën për një prokurore që në shkollën e magjistraturës ka shkëlqyer si studente dhe me Ermonelën u jemi bashkë, u bënë shumë, prej vitesh dhe Ermonela është shëmbëlltyra e integritetit, kokëfortësisë, që është shumë e mirë për të arritur qëllimet, me kusht që mos ta kesh ballë për ballë kur ke opinione të ndryshme. Duke qenë se në ato nivele të kokëfortësisë, unë nuk është se jam poshtë, kur na qëllon të kemi mendime të ndryshme për ndonjë gjë është taksirati më i madh, por rëndësi ka që në fund gjëja që vendoset është gjëja e duhur”,- tha Rama.

“Edhe Mimi është një tjetër vajzë grua që është këtu për një arsye, po ashtu këtu për një arsye është Dallëndyshja, stresi dhe terrori atyre që ndërtojnë pa leje. Një vajzë në mes të një “klani” burrash kuksianë që është drita e syve të tyre, por që ja ku doli që ata burra dhe djem kuksianë nuk i njeh njëri, por të gjithë njohin Dallëndyshen sepse është shëmbëlltyra e forcës së një vajze, të një gruaje, për të ndryshuar gjërat”,- thekson Rama.

“Romina ishte nga këto agjenturat e vajzave dhe djemve me shumë gjuhë të huaja që I kishin rekrutuar ndërkombëtarët. Është një rrjet agjenturash që bënë dhe Ilir Metën që të shohi fantazma në makthet e tij. Agjentura e qytetarëve me moshë të re që bashkëpunojnë me mafien ndërkombëtare të diplomatëve. Romani u përfshi me ne si zv.ministre e Brendshme pikërisht për të mbuluar të gjithë pjesën e punës së asaj ministrie që lidhen me çështjet që ka punuar ajo për kohë të gjatë me OSBE dhe ka një arsye përse është këtu”,- deklaron Rama.