Massimo Galli, profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Shtetëror të Milano-s nuk ka menduar të zgjedhë fjalë të tjera dhe as më shumë e as më pak e ka quajtur hapjen e shkollave, utopike.
‘Nuk do të këtë ‘dallgë të dytë’ Covid.
‘Edhe pse të moshuarit janë më të rrezikuarit, nëse sëmundja kapet herët, virusi nuk është fatal’.
Galli u shpreh se në situatën e emergjencës shëndetësore, nuk ka asgjë traumatike si në muajt e parë
Virologu është i mendimit se vera plot dëfrime nga të rinjtë ‘do t’i bënte dëm vjeshtës së ardhshme’ dhe që teska rastet e reja po rriten me shpejtësi e ndërsa shumica e tyre janë asimptomatik dhe në moshë të re, do të ishte e këshillueshme ‘shtyrja e rihapjes së shkollave’ pasi, pavarësisht masave ato nuk do kenë mundësi praktike për t’u respektuar…’imagjinoni fëmijët pa maska dhe në hapësira të vogla, kjo është utopike’
/Shqiptarja.com