Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Elbasanin foli për listën e kandidatëve për deputetë të Qarkut të Elbasanit. “Nuk kemi asnjë centimetër teritor të qarkut të Elbasanit të papërfaqësuas me njerëz, që jo vetëm kanë kontribut të rëndësishëm, por edhe jetojnë çdo ditë këtu, njohin njerëzit e tyre, dhe problemet gjithashtu.

Lista e Partisë Demokratike nuk ka përfaqësim për Elbasanin, duke treguar se sa e vlerëson Partia Demokratike Elbasanin.

Listat janë të hapura dhe mos u habisni nga vendimi i popullit për përzgjedhjen e kandidatëve. Qytetarët do të jenë shumë kërkues në votën e tyre preferenciale. Nuk ka dyshim që Paria Socialiste fiton në shumë të dukshme dhe qytetarët e dinë që vetëm PS dhe Edi Rama mund të çojnë para reformat.

Lista e Partisë Socialiste është vite dritë larg listës së Partisë Demokratike. Në listën tonë ka përfaqësues të ndryshëm, Bashkisë së Elbasanit, besimeve të ndryshme fetare dhe të gjithë nga ky qark. Listën e kam përzgjedhur unë së bashku me Partinë Socialiste.

Kur të ftoni Monikën pyeteni pse e ka bërë listën thes?

Do të përballem në studio me Partinë Demokratike dhe me Gaz Bardhin vetëm kur kjo e fundit të kthehet në parlament.

  1. Bardhi të vendosë një nga Elbasani të parin në listë dhe veten ta vendosë i katërti, këtu ta tregojë Z. Bardhi sigurinë. Mos qëndrojë i teti në listë, por i katërti.