Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla  zhvilloi sot një takim miqësor me banorët e njësisë 3 në Elbasan.  Balla gjatë takimit me banorët shprehu keqardhjen e tij që vota e emigrantëve kundërshtohet nga Partia Demokratike dhe LSi-ja.

Sipas Ballës, votimi me postë është një procedurë që ndiqet në të gjithë botën pasi është një proces i sigurtë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Elbasan – Takime me banorë. Emigrantët kanë të drejtën të votojnë atje ku jetojnë dhe punojnë, keqardhje që këtë e kundërshton Partia Demokratike dhe LSi-ja. Ekonomia shqiptare nuk do të ishte kjo që është, nëse nuk do të ishin emigrantët, ndërsa votimi me postë është një procedurë që ndiqet në të gjithë botën pasi është një proces i sigurtë. Bashkëbisedimi me banorët e njësisë 3 në Elbasan u fukusua edhe në problematikat e këtyre banorëve, por edhe në projektet e investimeve publike në këtë zonë gjatë muajve në vijim.