Sipas saj, forma e bashkëpunimit të shtetit në këtë bashkëpunim u miratua përmes pjesëmarrjes së shtetit në një shoqëri të përbashkët me investitorin privat, kushtëzuar ky vendim nga arritja e një marrëveshje të vlefshme mes palëve. Pavarësisht shtimit të kapitalit nga investitori privat kuota e aksionerit shtetëror nuk do të cenohet.
“Është kjo shoqëri tregtare e krijuar nga dy partnerët publik dhe privat që do të zhvilloj projektin dhe do të përfitoj prej tij, mbajtësi i masave mbështetëse. Flitet për një projekt zhvillues që për herë të parë Shqipëria është mbajtësi i aksioneve për sa i takon një projekti kaq të madh me vlerë investimi 2 miliardë euro”, deklaroi ajo.
Projekti do të ketë një ndikim pozitiv gjithëpërfshirës, që e vendos Shqipërinë në hartën globale të turizmit.
Kjo marrëveshje në tërësi detajon detyrimet dhe të drejtat e secilës palë pjesëmarrëse në këtë investim në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Marrëveshja do të shkojë për miratim në Kuvend pasi të diskutohet në komisionet përkatëse.
Balluku tha se “aktiviteti i Portit nuk do të ndërpritet dhe pengohet gjatë fazave të zbatimit të projektit, ndërsa investimi do të ndikojë në zhvillimin e pronës për rreth”.
Gjithashtu tha ministrja, për të nxitur zhvillimin ne kemi dizenjuar projektin për ndërtimin e portit të ri komercial të Durrësit, që do të vendoset në zonën e Porto Romanos dhe jemi në një fazë shumë të avancuar të projektit, ndërsa parashikojmë të ndërtojmë edhe një bazë për facilitetet e NATO-s.
“Ne synojmë që Porti i Durrësit t’i shërbejë të gjithë zonë së Ballkanit Perëndimor. Fillimisht me një port të thatë, i cili do të lidhet përmes hekurudhës nga porti i Durrësit në portin e thatë të Prishtinës, ndërsa po diskutojmë edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë që janë të gatshëm për të përdorur portin e Durrësit”, theksoi ministrja.
Balluku tha se, këto dy projekte i hapin rrugë integrimit të zhvillimit të turizmit dhe porteve detare që janë pjesë e strategjisë prioritare të zhvillimit të vendit.