Banka e Shqipërisë ka blerë 49 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti.
Sipas njoftimit të BSH-së, operacionet e transaksioneve në tregut të hapur kanë ndikuar për garantimin e likuiditetit në sistemin bankar.
BSH bën të ditur, se gjatë këtij 3 mujori, blerjet e zakonshme të valutës nga institucionet e huaja kanë qenë 480,136.86 usd dhe 4,346,005.00 euro nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).
Ndërkohë që janë blerë 1,656,604.70 euro nga programi i Komunitetit Evropian IPA dhe i janë shitur Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) 3,842,600.00 euro.