Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një interviste ka folur rreth librit tij më të fundit, “Misioni im”, duke theksuar se “vet zhurma e politikës në veçanti, antagonizmi, konflikti i vazhdueshëm politik, rrjedha e pandalshme e ngjarjeve ta pamundëson një përmasë reflektimi të thellë që libri faktikisht e bënë të mundur dhe duke përfituar siç e thashë nga një periudhë për fat të keq jo e mirë për ne, siç ishte periudha e pandemisë”.

Ai tha se pjesa më e madhe e librit është konceptuar gjatë kohës të muajve të parë të pandemisë, duke shtuar se “muajt e verës më kanë dhënë një mundësi t’i rikthehem dhe pastaj është bërë gati për botim”.

“Misioni qё unё kam marrё përsipër pёr tё bёrё tё mundur ndryshimin e vendit pёr tё rikthyer shpresën se ky vend mund tё bёhet pёr tё bёrё bashkё me gjithё shqiptarët tё mundur qё tё ndërtojmë këtu njё jetë mё tё mirё pёr veten dhe familjet tona, pёr fëmijët tanё. Ky ёshtё misioni i vërtet, kjo ёshtё pesha qё ndjej mbi supe. Shpresoj qё libri tё jetë njё dritare pёrmes sё cilës qytetarët qё do ta marrin nё dorë ta kuptojnë se mënyra se si unё e kam parё politikën prej ditës sё parё tё angazhimit nё tё nuk ka qenё ajo qё rëndon ndoshta pritet apo perceptohet nga njerëzit nuk ka qenё si njё profesion si njё thirrje si njё diçka qё , si njё detyrë qё merret qё nga ora 9 e mëngjesit deri nё orën 5 tё darkës dhe kaq.  Por si njё mision i cili tё pushton tё gjithё qenien tënde qё bёhet pjesë e pandashme e ekzistencës qё tё motivon, tё bën tё fort nё momente tё vështira tё bësh tё pranosh sakrifica tё mëdha personale dhe familjare , pёr njё besim se po i shërben diçkaje qё ёshtё shumë mё e madhe se vetvetja apo familja e ngushtë biologjike apo qoftë dhe rrethi i ngushtë familjar, shoqëror apo dhe thjesht grupi politik apo Partia Demokratike”, tha ai.

Basha u shpreh se “shtëpia ime politike ёshtё njё mision qё i shërben kombit qё i shërben tё sotmes dhe tё sё nesërmes dhe kёtё kuptim jam përpjekur tё, ta konceptoj kёtё libër si njё letër tё hapur ndaj shqiptarëve”.

“Çdo libër ka nevojë për shikim, rishikim dhe përmirësim ndërsa ky libër  në vetvete duke qenë se vjen në një moment të veçantë, në një moment një zgjedhjeje të madhe që shqiptarët duhet të bëjnë me 25 prill është padyshim vetëm hapi i parë drejt asaj që unë kam marrë përsipër dhe synon që është një qasje e re ndaj politikës, një qeverisje me fytyrë njerëzore, një kthim të normalitetit duke filluar tek institucionet e vendit dhe një parakusht për suksesin e shoqërisë, për suksesin e kombit, për ringjalljen e ekonomisë, për zgjimin kombëtar të ekonomisë që është akses i barabartë në institucione dhe barazia para ligjit e gjithë qytetarëve që janë edhe disa prej motivet që përshkojnë librin dhe besimin tim në  një politikë ndryshe, në një politikë me fytyrë njerëzore, një politikë të pozitivitetin dhe që orientohet nga arritja e objektivave  dhe  jo nga spektakli dhe jo  nga shfaqja, jo nga gjuha e tepërt dhe e rëndë që ka pushtuar dhe pushton sot çdo hapësire publike dhe private të shqiptarit”, nënvizoi kreu i PD-së.

Duke u ndalur te listat e kandidatëve për deputetë, Basha tha se “është një proces unik i ndodhur për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan i cili ka përfshirë të gjithë anterinë e PD, ka përfshirë një konsultë që ka zgjatur me muaj, ka përfshirë një proces seleksionimi dhe mbi të gjitha ka qenë një proces i hapur jo i mbyllur”.

Ai tha se “plani im është që Shqipëria të ndryshojë për të mirë. Shqipëria po lëngon në një krizë të shumëfishtë, një krizë të thellë ekonomike , me papunësi që rritet, me kosto të jetesës të papërballueshme, me taksa të larta, me falimentime të biznesit dhe shpunësime masive, me një krizë të demokracisë ku institucionet nuk funksionojnë, me një qeveri dhe një kryeministër të dhënë pas spektaklit personal, në vend të zgjidhjes se problemeve, personalizimit absolut të pushtetit, largimit në vend të afrimit me Bashkimin Europian, mbylljes së veshëve dhe syve përpara çdo kritike, qoftë kjo nga një qytetar i thjeshtë, nga një i ri apo institucionet europiane apo amerikane të cilat kanë preokupime të vërteta për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Dhe një krize të emigracionit, të zbrazjes së Shqipërisë”.

“Për tetë vite ajo që kemi parë është që i ka dëmtuar njerëzit, i ka tronditur ata, i ka varfëruar ata dhe ndryshimi kryesor që do të vijë me 25 prill, me largimin e këtij pushteti tetë vjeçar për shkak të dështimeve të tij, për shkak të zhgënjimit masiv që ka shkaktuar, për shkak të krizës që ka shkaktuar, do të shoqërohet me ardhjen e një qeverisje ndryshe, të një kryeministri ndryshe, të një politike me fytyrë njerëzore, të përgjegjshme, llogaridhënëse, të hapur,  transparente dhe mbi të gjitha në shërbim të njerëzve. Ky është zotimi im, ky është programi dhe plani ynë, ky është edhe do thoja mesazhi kryesor i këtij libri, misioni im është politik, në shërbim të njerëzve”, deklaroi Basha.

Ai shprehu bindjen se 25 prilli do të jetë një ditë bashkimi i madh për ndryshim, me të cilin të gjithë Shqipëria do të fitojë.