Kafenetë dhe restorantet do të mbyllen në Belgjikë, nga e hëna, për katër javë, me qëllim ndalimin e përhapjes së COVID-19, njoftoi sot ministri për Zhvendosjen Gjeografike, Georges Gilkinet.
Vendimi u mor pas një takimi të qeverisë për krizën pandemike në vend.
Deri më tani, mbyllja e kafeneve kishte të bënte vetëm me rajonin e Brukselit dhe është e vlefshme deri në fillim të nëntorit. Masa do të shtrihet në të gjithë vendin dhe përfshin, gjithashtu, edhe restorantet