Disa njerëz janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të përmirësuar aspektin fizik, por ndonjëherë edhe trajtimet e bukurisë mund të kenë pasoja tragjike.
Një vajzë e re nga Kina ka mbetur e paralizuar pasi bëri disa injeksione në fytyrë.
Zhao, 29 vjeçe, ka shkuar në një klinikë të qytetit Hangzhou për disa injeksione mbusheje për fytyren për të eleminuar rrudhat.
E reja kishte bërë edhe më përpara këtë trajtim, por kësaj here diçka ka shkuar keq dhe një javë pas trajtimit është zgjuar me një pjesë të fytyrës së paralizuar.
Gojen e kishte shtrembër, vetulla e majtë ishte mbledhur dhe nuk arrinte të mbyllte gojën dhe syrin e majtë.
“Çdo ditë shihem në pasqyrë me një fytyrë pa shprehje dhe dua të vdes”, ka thënë e reja, sipas mediave lokale, shkruan noa.al.
Zhao nuk arrin të përtypë mirë dhe duhet të pijë me një pipëz.
Mjekët i kanë diagnostikuar një paralizë faciale dhe nuk janë në gjendje të përcaktojnë kohët e rekuperimit.
Procesi drejt normalitetit mund të kërkojë muaj madje edhe vite, në rastin më të keq, mund të mos rifitojë më funksionimin normal të muskujve të fytyrës.
Gruaja ka denoncuar kliniken e bukurisë dhe çështja do të diskutohet në gjyq./noa.al/