Beyonce është një prej dashamirëseve të stilistëve shqiptarë dhe kjo tashmë është e vërtetuar. Pas Valdrin Sahitit, të cilin Qeen B e ka zgjedhur për eventet e saj të rëndësishme, së fundmi ka zgjedhur të vishet përsëri një stiliste shqiptare.

Lena Berisha, stilistja e njohur nga Prizreni, ka pasur fatin të jetë e zgjedhura e Beyonce. Fustani i saj i jashtëzakonshëm është zgjedhur nga diva e muzikës për videoklipin e fundit që këngëtarja ka realizuar për ‘Tiffany & Co’.

I gjithë shkëlqimi i projektit të fundit të artistes së famshme është meritë edhe e stilistes shqiptare.

Lena Berisha ka veshur edhe artistë të mëdhenj të botës, si këngëtarja Bebe Rexha, Cardi B etj.