Rekord i zi në Greqi, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 71 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet greke bëjnë me dije se ky është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë, që prej fillimit të pandemisë.

Ndërsa numri i rasteve të reja ka pësuar një ulje të ndjeshme, në 1,698.

392 pacientë ndodhen në intubim, ku mosha mesatare e tyre është 64-vjeç. Numri total i vdekjeve shkon në 1106.