Kryeministri tha se “Shqipëria  duhet të vazhdojë punën edhe me shumë këmbëngulje, që Shqipëria të ngjitet në majë, atje ku e ka detyrimin ta çojë kjo gjeneratë, pastaj një gjeneratë tjetër do ta çojë më lartë, pasi kjo është një stafetë, por ama në asnjë mënyrë të mos biem prap poshtë të lodhemi apo dekurajohemi nga rrëzimet”.

Gjatë takimit me të rinj në Gjirokastër, Rama tha se, “ju e patë çfarë ndodhi dje, e pa imagjinueshme, por shumë domethënëse. Bllokohet aktiviteti jetik i gjithë qarkullimit ajror të vendit, me pretendimin në dukje, sidoqoftë pretendim për t’u rrëqethur mishi, jemi të stresuar se qenka paga 2400$, i duam 4000. Por me qëllimin e vërtetë në fakt, për të marrë peng popullin, për ta vendosur nën trysninë e tmerrshme të ankthit e pasigurisë për të krijuar kaos përmes vënies në lëvizje të mekanizmit të dëshpërimit e revoltës, duke përdorur elementë mjeshtra të rrëmujave dhe për të bllokuar vaksinimin, që të krijohet një mjegull e madhe. Po si mund ti bëhet kjo vendit tonë”.

Rama the se, “ata në fakt nuk e kanë me mua. Ata e kanë me ju e kanë me njerëzit e kanë me vendin sepse duan me patjetër që t’i rimarrin gjërat në dorë për t’ju kontrolluar juve njerëzit dhe vendin për interesat e tyre siç kanë bërë në të shkuarën. Unë jam vetëm pengesa midis jush dhe atyre. Ne do të vazhdojmë të ecim më shpejtë përpara për t’ja dalë. Ata janë mbrapa duke u përpjekur të na kapin nga xhaketa të na bllokojnë dhe ndalojnë, por ne do të vazhdojmë me vendosmëri përpara”.

“Nuk vendoset se kush do të qeverisi, ky apo ai nuk është çështje emrash. Do të vendoset si do të jetë Shqipëria e kësaj dekade si do të jetë Shqipëria juaj, kur ju të gjithë sapo keni krijuar familjet tuaja dhe kemi hyrë në një fazë të re të jetës tuaj. A do të jetë Shqipëria po ndërtohet gur pas guri mur pas muri si këtu në Gjirokastër apo do të jetë Shqipëria që do të ringrihet edhe një herë nga e  para sepse edhe një herë nga e para falë kuturisjes pas recetave magjike, zgjedhja është e njerëzve sigurisht . por detyra jonë është që të rrimë pranë njerëzve dhe tu flasim se në fudn të ditës populli është më i mençur nga ne. Asnjë nga ne në vetvete nuk  është populli. Populli nuk është asnjë individ. Populli është sinergjia e gjithë inteligjencës emocionale  de inteligjenca emocionale e këtij populli nuk gabon , kam shumë besim dhe bindje se nuk gabon. Ato që i thonë popullit shqiptar dele janë thjeshtë qenie të humbura në pyllin e injorancës. Janë qënie për t’u mëshiruar. Populli shqiptar është populli që ka një instik politik të jashtëzakonshëm për të kuptuar se çfarë duhet të bëjë sot dhe si duhet të zgjedhë sot për të garantuar të nesërmen”, tha ai.

Më tej, Rama tha se “asnjëherë nuk ka gabuar dhe nuk do të gabojë edhe këtë herë dhe sigurisht ne do të dëgjojmë me vëmendje vendimin e tij, me besimin se çdo vendim të merr populli është I drejtë. Ama atë që duhet të bëjmë ne të gjithë bashkë është që duhet të flasim me të gjithë ata individë që janë pjesë e zinxhirit të kësaj inteligjence dhe të kërkojmë votën , jo për mua personalisht jo  për ne që jemi këtu, por për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Çka kemi bërë ne nuk mjafton fare për të thënë që jemi mirë, çdo ankesë, çdo mërzi e cdo kujt unë e besoj thellësisht  është legjitime kanë të drejtë. Askujt nuk i thuhet ske të drejtë se kanë të drejtë”.

“Kanë të drejtë të kërkojnë më shumë të pretendojnë sepse kanë të drejtë të thonë që do të bëhet kjo e kjo, po koha ikën dhe sa do presim që të bëhet ajo gjëja madhe.por ndërkohë cka kemi bërë ështën jë garanci që këtu në këtë vend ka vetëm një forcë dhe jo të tjera, mund të dalin nesër nuk e dip o sot ka vetëm një forcë që mund ti garantojë njerëzit që e di se ku mund të shkojmë po e di dhe sesi shkohet atje” – deklaroi Rama.

“Dhe cfarë është bërë këtu në Gjirokastër deri tani tregon se ku po shkon Gjirokastra dhe si shkohet atje. Kjo është arsyeja që hapen dyer cdo ditë restaurohen shkallë cdo ditë pse dhoma të braktisura ndër vite kthehen në ambiente mikpritëse fantastike , sepse është hapur rruga , objetivi është i qartë tani ëshë vetëm puna puna puna”- tha Rama.