Çmimet e dyqaneve në Britaninë e Madhe u rritën me një ritëm më të shpejtë në dhjetor, sipas të dhënave nga Konsorciumi britanik i Shitjeve me Pakicë (BRC).
Çmimet e dyqaneve u rritën me 0.8 për qind në bazë vjetore në dhjetor, pas një rritjeje prej 0.3 për qind në nëntor, rritja e parë në dy vjet e gjysmë.
Çmimet e ushqimeve u rritën me një ritëm më të shpejtë prej 2.4 për qind, të nxitura nga rritja e çmimeve të ushqimeve të freskëta. Ndërkohë, çmimet e produkteve joushqimore ranë me 0.2 për qind.
“Trajektorja e çmimeve të konsumit është shumë e qartë: ato do të vazhdojnë të rriten dhe me një ritëm më të shpejtë, tha shefja ekzekutive në BRC”, Helen Dickinson.