Britania e Madhe regjistroi sot 778 vdekje shtesë nga koronavirusi i në spitale, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Shifrat e sotme shënuan një rritje më të madhe se ajo e regjistruar një ditë më parë (+717 vdekje), që e çojnë në 12 107 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

“Numri i njerëzve që testuan pozitivisht për COVID-19 ka arritur një total prej 93 873 personash, një rritje me 5 252 në krahasim me një ditë më parë”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë./ /ervo/atsh