Britania e Madhe do të bëhet vendi i parë në botë që do të infektojë qëllimisht me koronavirus personat e shëndetshëm. Mbi 90 vullnetarë poshtë 30 vjeç do të marrin një dozë eksperimentale të vaksinës nazale, përpara se të infektohen me Covid-19, shkruan Daily Mail.

Shpresohet se ky testim kontrovers, nëse miratohet nga autoritetet, do të shpejtësojë përpjekjet për të prodhuar një vaksinë efektive.

Testimet pritet të nisin në janar në Londër. Rezultatet pritet të publikohen në maj. Qëllimi nuk është që njerëzit të sëmuren, por që virusi të riprodhohet në hundë.

Pas infektimit, ata do qëndrojnë dy javë e gjysmë në klinikë dhe simptomat e tyre do monitorohen.

Personat që do përfshihen në testim do marrin mbi 4 mijë sterlina, raporton Financial Times.