Asian flu ncov coronavirus over Earth background and its blurry hologram. Concept of cure search and spreading disease. 3d rendering toned image. Elements of this image furnished by NASA

Në një kohë kur vendi po përballet me një fluks të ri rastesh me variantin e ri të COVID-19,  shkencëtarët britanikë po zhvillojnë një trajtim të ri anti-trupash që jep i imunitet të menjëhershëm personave të ekspozuar ndaj Covid-19, ka nisur të testohet nga shkencëtarët në Britani.

Terapia me antitrupa do ti jepte një imunitet të menjëhershëm dhe mund të përdoret si trajtim e për pacientët e shtruar në spital apo kategoritë në rrezik. Ilaçi është krijuar nga University College London Hospital dhe nga AstraZeneca.

Mjekimi do të ishte mbrojtja më e re afatgjatë për pacientët që nuk mund të marrin vaksinën, duke mundur ndoshta të shpëtojë mijëra jetë.

Ekspertët theksojnë se nëse rezulton i suksesshëm, mjekimi mund të jepet si trajtim emergjence ndaj pacientëve në spital, rezidentëve të shtëpive të të moshuarve dhe studentëve të universitetit për parandalimin e përhapjes së virusit.

Studiuesit britanikë kanë injektuar tashmë dhjetë persona me mjekimin e ri duke shpresuar që ai të mbrojë nga Covid-19 për gjashtë muaj deri në një vit.

Nëse do të marrë dritën jeshile, mund të vihet në dispozicion për përdorim duke filluar nga periudha mars-prill.

Në të njëjtën kohë po kryhet edhe një testim klinik i quajtur Provent, për të provuar përdorimin e anti-trupave te njerëzit që nuk mund të marrin vaksinën, siç janë njerëzit me sistem imunitar të kompromentuar apo ata që rrezikohen prej sëmundjeve bashkë-shoqëruese.