Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka uruar kreun e ri të Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Altin Dumanin.
Në një postim në rrjetet sociale Bucci ka vlerësuar punën e Arben Krajës dhe ka garantuar mbështetjen e Italisë për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Urime Altin Dumanit, kreut të ri të SPAK. Shumë faleminderit Arben Krajës për punën e shkëlqyer të bërë. Italia është gjithmonë përkrah Shqipërisë në zbatimin e reformës në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ai.
Një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me votim të hapur ka zgjedhur kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK.
KLP, zgjodhi me 5 vota pro prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të SPAK, i cili zëvendëson në këtë detyrë Arben Krajën.



























