Buxheti për arsimin në vitin 2021 do të ketë të parashikuar 63, 37 miliardë lekë, për të realizuar investimet në infrastrukturë parashikuar tek “Pakti për Universitetin”.
Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi shprehet se “ky buxhet, është rritur me 37% krahasuar me buxhetin e vitit 2013 dhe adreson mbështetje financiare për ndërtimin e 143 shkollave të reja, rikonstruksion e rezidencave universitare dhe mbulon mbi 10.000 bursa për studentet e ekselencës”.
Gjithashtu ai do të fokusohet edhe në punësimin e ekselentëve.
Ekonomi theksoi se “buxheti i vitit 2021 mbështet programin e praktikave të punës dhe punësimin. Por ky buxhet parashikon edhe rritjen e pagave për mësuesit e shkollave të mesme dhe adreson më shumë vëmendje për arsimin profesional”.
Më një rritje prej 15% buxheti i vitit 2012 do të mbështesë rritjen me 15% të pagave të mësuesve në sistemin parauniversitar. Pagat e mësuesve në shkollat e mesme rriten në 75.550 lekë kundrejt vlerës 62.300 që ishin në vitin 2013.