Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.

Në një postim në facebook, sa i përket telefonatës, Cakaj informon se me homologen spanjolle, biseduan gjerësisht për masat e marra në luftën kundër COVID-19 dhe për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike. Gjithashtu, ministrat diskutuan për rëndësinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

“Falënderues për mbështetjen e Spanjës për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë për anëtarësim në BE!”, u shpreh Cakaj në postim.

Në përfundim, bashkëfolësit u dakordësuan që të përfundojnë bisedat e nevojshme teknike, për të mbyllur një varg marrëveshjesh në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dypalësh.

E.D./Shqiptarja.com