Në 24 orët e fundit kanë aplikuar 3 700 klientë duke përfituar falje të kamatëvonesë”, tha administratori i OSHEE, Adrian Çela gjatë një interviste televizive.

Përsa i përket pamundësisë së leximit të matësave për shkak të situatës COVID-19, Çela tha se ne kemi 1.2 milionë abonent që ka OSHEE por nuk do lexohen ato matësat që janë në pamundësi për shkak të mbylljes së aktiviteteve.

Çela tha se kemi marrë një vendim që rregullon këtë problem.

“Vendimi thotë në rast se është e pamundur për shkak të mbylljes së biznesit. Dhe e treta ne kemi një grafik të leximit të matësave dhe duke qenë se karantinimi filloi me 15 mars, në ciklet e para të leximit të matjes i humbëm dhe në pamundësi për ti rikuperuar, atëherë u morë një vendim për vlerë referuese, pra: në ato raste ku është e pamundur të lexohet do bëhet vlera referuese e të njëjtit muaj me vitin tjetër. Për muaj mars kemi lexuar 800 mijë abonentë, 400 mijë nuk arritëm ti lexonim dhe këtyre u është bërë faturimi me vlerë referuese. Në faturë cilësohet me lexim apo referuese.”, tha ai.

Çela tha se faturat nuk janë aforfe, por janë referuese dhe të gjithë paqartësitë do rregullohen.

Përsa i përket arkëtimeve, Çela tha se “patëm një impakt në javën e parë të karantinimit dhe niveli ra 20%. Për muaj prill ecuria është me parashikimet që ne kemi bërë në fillim të vitit”.

Për faljen e kamatëvonesave, Çela tha se procesi ka filluar që dje i zerimit të kamatëvonesave.

“Deri sot në orën 13:00 kanë qenë 3 717 abonentë që kanë paguar këstin e radhë dhe kanë përfituar reduktim 100% të kamatëvonesës, nga të cilët 2 263 abonentë kanë qenë me AKM speciale pra pensionist kryefamiljar, abonentë me ndihmë ekonomik dhe kategori që përfitojnë aktmarrëveshje speciale të cilat varjon nga 12-18 mijë lekë të vjetra dhe këtyre përveç zerimit të aktmarrëveshje i riskedulohet aktmarrëveshje duke e paguar me këste. Ndërsa 1 454 abonentë kanë qenë që kanë përfituar 100% faljen e kamatëvonesës. Kanë qenë me aktmarrëveshje nga 22-45 mijë lekë të vjetra dhe të gjithë këtyre u është riskeduluar me 20 mijë lekë të vjetra marrëveshja. Vlera e faljes është 1.2 milionë lekë të reja”, theksoi ai./a.a/atsh