Shefja e Spitalit Infektiv, profesoresha Najada Çomo foli sot për situatën shëndetësore të pacientit i cili u vetëhodh nga kati i tretë  i spitalit Infektiv.

“Sigurisht është ngjarje tragjike ajo që ka ndodhur me një pacient të shtruar në 24 orët e fundit. Ai ndodhet aktualisht në terapi intensive pranë spitalit Infektiv. Akti  është kryer nga në një situatë të rënduar psikologjike.

69-vjeçari është në situatë problematike qoftë nga sëmundja bazë por edhe nga pasojat që u shkaktuan nga vetëhedhja. Puna jonë ka edhe këto lloj problematikash, por që gjithsesi puna jonë do të vazhdojë ndërkohë që do të kërkoja edhe nga mediat të na mbështesin në punën tonë, të kemi suportin moral që nevojitet si në rastin e pacientëve dhe në rastin e personelit mjekësor”, deklaroi Çomo për ABC.