Hollanda nisi shtetrrethimin e saj të parë të plotë që prej Luftës së dytë Botërore.

Në të gjithë vendin, është vendosur ora policore ndërsa janë ndaluar rreptësisht fluturimet nga Britania, Afrika e Amerika e Jugut, ku janë shfaqur variante të reja të koronavirusit. Kjo shënon vendimin më të ashpër që Holanda ka marrë deri më tani lidhur me pandeminë. Kryeministri Mark Rutte sqaroi se ndalim qarkullimi synon sidomos frenimin e varianteve të reja të virusit, të konsideruara më infektuese se ai original. Të shtunën, vendi votoi për ndalimin e lëvizjes nga ora 21.00 deri në 4.30 të mëngjesit. Shkelja e shtetrrethimit do të dënohen me një gjobë prej 116 dollarësh.

Përjashtime do të behën për personat që shkojnë në punë, ata të cilëve u duhet të kujdesen për të tjerët, apo edhe të shëtisin qentë. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në 9 shkurt. “ është një lëvizje e vështirë, por ne gjendemi në udhëkryq”, tha Rutte gjatë një konference për shtyp në televizion.

“Varianti britanik nuk na lë me një alternative,” u shpreh ai. po kështu janë ashpërsuar rregullat dhe për udhëtarët që hyjnë në vend. Ata duhet të paraqesin një test negativ PCR e do t’i nënshtrohen një testimi tjetër të shpejtë përpara se të hipin në avion, anije apo trena.

Top Channel