Bllokimi kombëtar do të zgjatet edhe për një javë, duke filluar nga 11 janari, njoftoi sot zëvendësministri i Mbrojtjes Civile për Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias.

Qeveria ka vendosur tashmë kufizime më të ashpra një jave para hapjes së shkollave fillore, përfshirë pezullimin e marrjes së porosive në dyqane e blerjeve në internet.

“Shërbesat fetare do të mbahen pa praninë e besimtarëve, kurse individët mund të shkojnë për t’u lutur duke zbatuar masat”, tha Hardalias.

“Funeralet mund të përfshijnë vetëm një maksimum prej nëntë personash dhe të gjithë të afërm të shkallës së parë”, shtoi ai.

Për më tepër, peshkimi dhe gjuetia janë ende të ndaluara, vizitat në shërbimet civile janë të kufizuara në ato urgjente dhe vetëm pas prenotimit, ndërsa gjykatat do të vazhdojnë të funksionojnë, por mbi një bazë shumë të kufizuar./