Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se në 24 orët e fundit janë kryer 679 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë në këto bashki: 12 në Tiranë, 9 në Vlorë, 6 në Fier, 3 në Shkodër, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Durrës, Klos, nga 1 qytetarë në Mirditë, Patos, Divjakë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Përmet, Memaliaj, Berat, Kuçovë, Belsh.
Janë 237 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,153 që nga fillimi i epidemisë.



























