Në rastet e rënda, COVID-19 mund të ndikojë në pankreas duke infektuar qelizat beta që prodhojnë insulinë, sipas një studim gjerman, i botuar sot në revistën “Nature Metabolism”.
Studiuesit në spitalin universitar në Ulm thanë se gjetjet mund të shpjegojnë simptomat e ngjashme me diabetin, të gjetura në pacientë të caktuar që janë prekur rëndë nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Sipas tyre, ato mund të shpjegojë edhe përkeqësimin e metabolizmit të sheqerit në diabetikët e njohur, që janë infektuar me virusin.
Studiuesit e ekspozuan indin e pankreasit ndaj virusit për të konstatuar nëse ai mund të infektohet.
Në trupat e pacientëve të vdekur, gjatë ekzaminimit, u zbuluan proteina të virusit në pankreas, edhe kur ato nuk gjendeshin më në mushkëri.