Dr. Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka deklaruar se SHBA duhet të jetë e gatshme të “zhytet” në luftën e tyre kundër koronavirusit dhe tregoi se vjeshta dhe dimri nuk do të jenë të lehta.
” Vazhdoj të shoh kurbën dhe ndihem edhe më i dëshpëruar për faktin se asnjëherë nuk zbresim në pikën ku duam. Unë nuk flas për valë të dytë sepse jemi akoma në valën e parë të pandemisë. Është e vështirë të parashikosh në këtë pikë se çfarë roli do të luajë gripi në këtë pandemi. Unë mendoj se vetëm vaksina mund të na kthejë në normalitet. Ne e kemi kaluar këtë më parë,” i tha ai një paneli mjekësh nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, sipas Hill. “Mos e nënvlerësoni kurrë, kurrë potencialin e pandemisë”, shtoi Fauci
“Ky mund të jetë një nga sezonet më të këqija që kemi pasur nga perspektiva e shëndetit publik me Covid dhe gripin që vijnë së bashku. Por gjithashtu mund të jetë një nga sezonet më të mira të gripit që kemi pasur, ” Dr. Robert Redfield, drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i tha Associated Press.