Me rritjen e numrit të të infektuarve nga dita në ditë, mjekët ngrenë alarmin duke këshilluar se virusi është ende midis nesh dhe padyshim që nuk duhet ulur vigjilenca. Mjeku Mjeku i njohur i Infektivit Pëllumb Pipero përmesnjë dalje televizive u ka bërë një thirrje qytetarëve që përballë situatës ku ndodhemi me rritjen e numrit të rasteve me COVID cdo ditë e më shumë dhe fataliteteve, të zbatojnë masat anti-COVID, maska, distanca dhe higjiena.
Por fill mbas deklaratës se Piperos, qytetarët elbasanas të intervistuar nga Tv Skampa shprehen se mundohen ti respoktojnë këshillat e mjekëve, ppor jo në atë nivel që kërkohet. Ata theksojnë faktin se janë të shumta grumbullimet që bëjnë që numri i të infektuarve edhe në qytetin e elbasanit të rritet ndjeshëm.
Në javët e fundit, në Shqipëri, ashtu si në vendet e tjera të botës është ulur mosha e të prekurve, ndërsa pak ditë më parë u shënua edhe viktima më e re 35-vjeç nga Librazhdi. “Dua të them se studimet dëshmojnë se është ulur edhe në botë mosha e të prekurve, tashmë diskutohet mes 29-39 vjeç, pavarësisht sa e manifestojnë.