Portugalia ka ndjekur një numër vendesh të tjera europiane duke miratuuar vaksinën antiCOVID-19 të “AstraZeneca”-s për personat e moshës 65 vjeç e lart, njoftoi Autoriteti Kombëtar Shëndetësor.
“Ky vendim merr parasysh të dhënat e botuara ditët e fundit, që tregojnë se vaksina “AstraZeneca/Oxford” është efikasë për personat mbi moshën 65 vjeç”, tha autoriteti në një deklaratë.
Vaksina u miratua fillimisht për të gjithë personat mbi 18 vjeç, por “mundësisht” deri nën moshën 65 vjeç.
Qeveria synon të vaksinojë 70 % të popullsisë deri në verë.
Në bllokim që nga mesi i janarit, Portugalia ka regjistruar një rënie të mprehtë në numrin e infektimeve të reja, pas një kulmi prej gati 16 500 rastesh në ditë më 28 janar.



























