Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka lëshuar udhëzime duke thënë se fëmijët mbi moshën 12 vjeçare duhet të mbajnë maska, në përputhje me praktikën e rekomanduar për të rriturit në vendin e tyre

OBSH pranon se dihet pak rreth asaj se si fëmijët transmetojnë virusin, por citon prova që adoleshentët mund të infektojnë të tjerët në të njëjtën mënyrë si të rriturit.

Fëmijët deri në moshën pesë vjeçare nuk duhet të mbajnë normalisht maska, tha OBSH.

Më shumë se 800,000 njerëz kanë vdekur tani me koronavirus në të gjithë botën.

Më shumë 23 milionë raste të Covid-19 janë regjistruar në gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins, me shumicën e tyre të regjistruar në SHBA, Brazil dhe Indi.

Sidoqoftë, numri i vërtetë i njerëzve që kanë pasur virusin besohet të jetë shumë më i lartë, për shkak të testimit të pamjaftueshëm dhe rasteve asimptomatike.

Numrat janë rritur përsëri në vende të ndryshme sa Koreja e Jugut, shtetet e BE-së dhe Libani.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se shpreson që pandemia të përfundojë në dy vite, por një këshilltar i lartë shkencor në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëroi se Covid-19 nuk mund të zhduket kurrë dhe se njerëzit kanë nevojë për vaksinim të rregullt.

/Descript.al/