Prej disa ditësh, Italia ka raportuar një rritje të ndjeshme të numrit të personave të infektuar me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar së në 24 orët e fundit është rritur edhe numri i viktimave.

Sipas Ministrisë, 1,108 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 12 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Ditën e djeshme, vendi fqinj regjistroi 8 të vdekur nga virusi vdekjeprurës.

Italia regjistron 278, 784 raste nga fillimi i pandemisë deri më tani dhe 35, 553 të vdekur.