Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se, 39 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë kryer 3,349 testime, prej të cilave 1,288 raste rezultuan pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore raportuan për 1.078 pacientë të shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 34,970 persona.