Numri i personave të prekur nga koronavirusi në botë ka tejkaluar shifrën e 3.5 milionë. Një numër që vazhdon të rritet dhe që nga të cilat tre të katërtat e infeksioneve janë regjistruar vetëm në SHBA. Numri zyrtar i viktimave është rritur në 246.893, nga të cilat 143.584 në Europë dhe 67.680 në SH.B.A.
SHBA, 1.450 viktima në 24 orë. Trump: Do të ketë 75-100 mijë vdekje në vend
Ka pasur 1.450 vdekje nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit. Kjo është ajo që del nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Numri i pergjithshëm i rasteve të testuar pozitiv me Covid është 1.15 milion kurse numri i vdekjeve të regjistruara është 67.674 të vdekur.
Presidenti Amerikan Donald Trump tha se parashikon që pandemia në SHBA të mbyllet me 75,000 deri 100,000 vdekje. Ndërsa duke folur për vaksinën Trump u shpreh se beson se do të jetë gati “deri në fund të vitit” dhe tha gjithashtu se ai nuk është “i interesuar” se kush do të mund ta gjejë atë sepse “ajo që ka rëndësi është të ketë një kurë në një kohë të shkurtër.