Italia duket sikur i është kthyer shifrave të fillimit të pandemisë së koronavirusit. Edhe këtë të enjte, në vendin fqinj u shënuan mbi 30 mijë të infektuar, më saktësisht 37,978 të infektuar nga 234,672 tampone të kryera në 24 orët e fundit.

Bilanci i viktimave vijon të jetë i rënduar pasi 636 persona të tjerë kanë humbur betejën me pandeminë.

Numri i viktimave nga Covid-19 në Itali që prej nisjes së pandemisë ka arritur në 43.589, ndërsa i të infektuarve në 1.066.401.

Ndërkohë në 24 orë u shtruan 429 pacientë ndërsa 89 të tjerë janë vendosur në terapi intensive.

Një lajm pozitiv vjen nga shifrat e të shëruarve ku sot u shënua një numër rekord. Rreth 15.645 persona kanë fituar betejën me COVID duke e çuar numrin e tyre në total 387.785.

E.M./Shqiptarja.com