epa08981624 Soldiers enter the municipal guest house where the parliament members are staying in Naypyitaw, Myanmar, 02 February 2021. On 01 February, Myanmar’s military imposed a curfew across the country shortly after assuming power over the country in a coup and declared a year-long state of emergency. Myanmar soldiers arrested democratic leader Suu Kyi and other senior members of the ruling party after days of growing tension. EPA/MAUNG LONLAN

Administrata e Biden e akuzoi ushtrinë e Mianmarit për grusht shteti dhe është e gatshme për një shkurtim drastik të ndihmave për vendin, deklaroi sot Departamenti Amerikan i Shtetit.
“SHBA është e alarmuar nga raportimet se ushtria birmane ka ndërmarrë hapa për të minuar tranzicionin demokratik të vendit, duke përfshirë arrestimin e këshilltares së shtetit, Aung San Suu Kyi, si edhe zyrtarëve të tjerë civilë në Burma”, thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, duke përdorur emrin e mëparshëm të Mianmarit.
”Presidenti Joe Biden është informuar nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, në lidhje me situatën”, tha sekretarja për Shtypin, Jen Psaki, në një deklaratë