Ndërkohë që shumica e dasmave po shtyhen për në verë dhe vjeshtë, një çift nga Shkodra nuk ka preferuar ta ndryshojë datën dhe është kurorëzuar pavarësisht pandemisë. Të përshtatur me situatën e vështirë të shkaktuar nga virusi, të rinjtë kanë realizuar ceremoninë e shkëmbimit të unazave dhe betimeve para kishës së mbyllur, me një numër shumë të vogël të ftuarish.

Të pranishëm ishin vetëm familjarë të ngushtë dhe kameramani. Duket se e diela e Pashkës ka qenë data që çifti ka përcaktuar për ditën e madhe dhe asgjë s’mund t’ua prishte planet./ ABC News.