E ftuar në emisionin “Debat dhe Transparencë”, Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se programet e doktoraturave do të rikthehen në vitin e ardhshëm akademik.
Në moderimin gazetarëve Fatmir Popja dhe Bruna Kërçyku, Ministrja e Arsimit Znj. Evis Kushi për më shumë se 90 minuta ka folur në Televizionin Skampa për sfidat e këtij viti shkollor dhe akademik në kushtet e pandemisë, mësimi online dhe pritshmëritë.
Sa i përket, doktoraturave, të ndërprera prej shumë vitesh tashmë, Znj. Kush u shpreh se në Ministrinë e Arsimit është mbledhur grupi i punës dhe po përgatit udhëzuesin i cili më pas do të përdoret nga universitetet.
Ky udhëzues pritet të jetë gati në fund të Janarit, ndërsa Universitetet kanë kohë deri në muajin mars të dorëzojnë aplikimet e tyre.
Vlerësimi do të bëhet nga një komision ekspertësh dhe sipas të gjitha gjasave programet e doktoraturave hapen në vitin akademik 2021-2022.