Të dëshpëruar në mungesën totale të alternativës për qytetarët, mëkëmbësit e “foltores” së Elbasanit kanë zgjedhur të zhyten me kokë e këmbë në arkiva interneti për të ricikluar video të publikuara më parë gjoja denoncuese ndaj Bashkisë për vrasje të qenve.

Ka kohë tashmë që Bashkia e Elbasanit e adreson çështjen e qenve endacakë në zbatim të detyrimeve ligjore dhe në bashkëpunim e konsultim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.

Videot e ricikluara me koment alla-babale, me “njësite guerile” që helmojnë me porosi të kryetarit qentë natën tregojnë mjerimin e “foltores” së Elbasanit. Siç kanë ricikluar ofertën politike janë të gatshëm të riciklojnë çdo akuzë qesharake.