Kryefaqja Kronikë Dështon grabitja në Kavajë, tre të maskuarit përleshen me familjarët, plagosen nënë...

Dështon grabitja në Kavajë, tre të maskuarit përleshen me familjarët, plagosen nënë e bir

149
0

Një tentativë grabitje ka ndodhur në banesën e një 70-vjeçari.
3 të maskuar kanë tentuar të grabisin, por kanë hasur në rezistencën e familjarëve.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga konfrontimi fizik me autorët e grabitjes kanë mbetur të plagosur një 47-vjeçare dhe një 13-vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2021, rreth orës  20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me sherbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.