Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, tek rruga “Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit, ku mbetën të plagosur babë e bir, Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç.

Sipas informacioneve të fundit, babai ka ndërruar jetë ndërsa i biri mësohet se është i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se si për t’i shpëtuar atentatit, babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë automjetin përplasur me një bordurë. Më pas kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makina.

Pranë vendit të ngjarjes është edhe një shkop bejsbolli, karrige të përmbysura e sende të tjera, çka flet për një konflikt fizik të mundshëm para se të nxirreshin armët. Për shkak të planit të masave të dy ditëve të fundit, forcat e policisë kanë qenë afër dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

6 personat që janë shoqëruar nga policia dyshohet se janë të gjithë nga familja Tatanozi nga Durrësi.