Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët.Në zonat e thella malore do të ketë reshje shiu gjatë pjesës së parë të ditës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10ºC në 21ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 27ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 29ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 21ºC dhe në zonat e ulëta nga 14ºC në 25ºC.