Muzeu Etnografik ka hapur dyert sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve.

Kjo iniciativë e ndërmarrë nga Bashkia e Elbasanit synon që qytetarë e vizitorë të njohin vlerat e mëdha kulturore të qytetit tonë ndër shekuj. Nderkohë që drejtoresha e Qendrës së Trashigimisë Kulturore, Silva Belegu ka bërë me dije një lajm të mirë.

Në Muzeun Etnografik të Elbasanit,  shumë shpejt do të nisë një nderhyrje restauruese e disa elementeve të degraduar.

Kjo ndërhyrje do të realizohet falë mbështetjes financiare të Bashkisë Elbasan dhe projektit të realizuar nga DRTK Korçë.

Muzeu është i vendosur në një banesë karakteristike me çardak e shek.XVIII, i cili ruan në brendësi një koleksion të pasur objektesh dhe elemetë unikë të interierit.

 

Elbasani ndër vite ka pasur një zhvillim ekonomik, kulturor dhe shoqëror të madh dhe në këtë muze paraqitet një pjesë e këtij zhvillimi ekonomik, tregtaro-zejtar.

Pozicionuar në qendër të qytetit, jo larg Kalasë së Elbasanit, Muzeu Etnografik në Elbasan është një shtëpi dy-katëshe e shekullit të 18-të që rrëfen kulturë, folklorin dhe stilin e jetesës së qytetit.

Muzeu i traditave të jetesës në Elbasan gjendet në një nga shtëpitë e vjetra të qytetit. Ndërtesa është 200 vjeçare dhe përfaqëson një nga shtëpitë tipike të stilit post-mesjetar shqiptar. Godina dy-katëshe shquhet për ballkonin e madh të shtruar e të rrethuar nga druri. Në gjuhën e folkut shqiptar ky konstruksion njihet si çardak. Dikur, gjatë muajve të ngrohtë, aty priteshin miqtë apo qëndronin burrat e shtëpisë për të kuvenduar ngjarjet e qytetit dhe të fisit.

Objekte Etnografike
Muzeu pasqyron në mënyrë të detajuar kulturën dhe folkun e Shqipërisë së Mesme, zejtarinë e kohës dhe jetën e përditshme të banorëve të qytetit e rrethinave. Për një vizitor të huaj apo shqiptar punimet e shajakpunuesve, qeleshpunuesve, terzinjve, punimet e opingarëve, saraçëve, punimet e zilexhinjve, armëtarëve, argjendarëve, çibukçinjve, samarxhinjve janë të dobishme për të kuptuar ndikimet dhe rrymat kulturore të zonës. Mbresëlënës janë mullinjtë primitivë të vajit dhe guri mortor i legjionarit Mark Sabiti. Për këtë të fundit etnografët thonë se tregon vendndodhjen e dikurshme të Elbasanit (Skampis). Muzeu Etnografik ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit. Në vështrim të përgjithshëm ndërtesa i ngjan shumë shtëpive karakteristike në zonat e Beratit, Shkodrës dhe Gjirokastrës.

Ndërtimi
Banesa ngrihet në dy kate. Kati i parë dikur përdorej për të magazinuar prodhimet bujqësore me të cilat ushqehej familja. Në këtë hapësirë janë kompozuar me orendi tipike elbasanase, korridori i brendshëm, dhoma e punimit të leshrave dhe metaleve. Kati i dytë përdorej për banim, ndërsa tani është adoptuar për shfaqjen e orendive në dhomat e grave dhe të burrave. Veçanërisht tërheqës është zbukurimi i dhomës ku rrinte nusja e re e shtëpisë.
http://Edlira XHERRI