Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Evis Kushi, u takua sot me mësues dhe mësuese që janë në pension, në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve.
“Kalova momente të gëzueshme në Elbasan me mësuese e mësues tashmë në pension, të cilët ndër vite kanë spikatur me punën e palodhur dhe përkushtimin në fushën e arsimit.
Respekt pa kufi për brezin e tretë dhe mirënjohje për çdo sakrificë tuajën”, – shprehet Kushi.
Dita Botërore e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën.