Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të Ditës Globale të Zgjedhjeve ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje pasi sipas tij është një mision patriotik.
“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021. Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh”, shprehet Meta.
Meta apelon që askush mos të mungojë në këtë proces dhe i siguron qytetarëve që vota e tyre nuk do preket.
“Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!
I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre”, tha Meta.