Qëllimi i kësaj vizite ishte nënshkrimi i kontratës së bashkëpunimit me Bashkinë Elbasan për ndërtimin e 5 qendrave shëndetësore.
Shteti i Kuvajtit megjithëse është kohë pandemie nuk ka reshtur së mbështeturi Bashkinë Elbasan.
Gjithashtu Ambasada e Shtetit të Kuvajtit do të financojë nëpërmjet Fondacionit ICC Albania edhe 3 shkolla fillore dhe një 9-vjeçare, investime këto shumë të domosdoshme për Bashkinë Elbasan.
Shteti i Kuvajtit gjithmonë ka qenë pjesë me donacionet e tij në projektet zhvillimore të Bashkisë Elbasan.
Diten e sotme u inaugurua edhe shkolla fillore “Musa Beqiri” në Labinot Mal. Kjo shkollë u restaurua plotësisht me donacion të drejpërdrejtë nga znj. Ibdisam Al-Huti, bashkëshortja e Ambasadorit të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri z. Fayez Mishari Al-Jassim. Bëjmë me dije se Ambasadori Fayez Mishari Al-Jassim është edhe Dekani i Ambasadorëve në Republikën e Shqipërisë.