Pas më shumë se 8 vitesh që nga ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, aktorja duket se vazhdon të ndjejë pasojat e këtij divorci, duke ndryshuar radikalisht edhe mënyrën e saj të krijimit të marrëdhënieve dhe lidhjeve romantike.

Jolie ka qenë gjithmonë një figurë e njohur për besimin e saj dhe aftësinë për të krijuar lidhje të forta, jo vetëm në jetën e saj personale, por edhe në filma. Ajo njihej për marrëdhëniet që kishte filluar me disa bashkëpunëtorë të saj në film dhe historia e saj me Brad Pitt ka qenë një nga më të njohurat.

Ata u takuan për herë të parë në vitin 2004 gjatë xhirimeve të “Mr. & Mrs. Smith”, një histori që përfundoi me një divorc të bujshëm të Pitt nga Jennifer Aniston. Pas 10 vitesh lidhje, Jolie dhe Pitt morën vendimin për t’u ndarë, një proces që shoqërohej me shumë drama dhe dhimbje. Kjo periudhë ka lënë pas një plagë emocionale të thellë për aktoren, duke bërë që pas ndarjes ajo të mos nisë marrëdhënie të reja. Sipas një burimi pranë aktores, Jolie ka vendosur që të përqendrohet te fëmijët e saj dhe t’i kushtojë më shumë kohë atyre, pa u angazhuar në një lidhje romantike me dikë tjetër.

Tani që fëmijët janë më të rritur, disa pretendime janë shfaqur në horizont. Sidoqoftë, Jolie ka ndryshuar mënyrën e saj të lidhjes dhe raportit me meshkuj, duke treguar një kujdes më të shtuar. Disa javë më parë, u spekulua se ajo nisi një romancë me reperin britanik Akala, i cili është nëntë vjet më i ri se ajo por burime për PEOPLE shpjeguan se ajo e ka mik mjaft të afërt. Gjithsesi aktorja tani është shumë më e kujdesshme në lidhje.

Arsyeja që Angelina ende është beqare, megjithëse ka shumë meshkuj që e kërkojnë, është se ajo ka frikë të lëndohet përsëri. Pas përvojës së dhimbshme me Pitt, besimi i saj te dashuria është thyer dhe kjo e bën të vështirë për të të shprehet emocionalisht.

Top Channel