Tre të rinj janë vënë në pranga të policisë së Shkodrës, pasi po tentonin të trafikonin 17 kg lëndë narkotike drejt Malit të Zi.

Në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, policia ndaloi automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga 20-vjeçari K. G.

ADVERTISING

Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me kanabis dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare.tch